E mërkura parashikohet pa reshje dhe me mot të kthjellët në të gjithë territorin. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale pritet të zbresin në rreth 12°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 24°C. Në zonat e ulëta, termometri do të luhatet nga 10°C në mëngjes deri në 25°C gjatë mesditës.
Ndërsa në zonat malore, temperaturat parashikohen të variojnë nga 7°C në vlerat minimale deri në 22°C në ato maksimale. Sa i përket erës, ajo do të jetë e lehtë deri mesatare.