Kuvendi i Kosovës bën në 23.00 provën e fundit për zgjedhjen e Presidentit të ri

Seanca e Kuvendit të Kosovës cila u hap në orën 19:40 pa praninë e opozitës u mbyll pas pak minutash.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ndërpreu atë për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve nga partitë opozitare.

Ajo tha se punimet do të rinisin në orën 23:00 – fiks një orë para se të skadojë afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Nëse deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Në seancën e së hënës, ku morën pjesë vetëm deputetët e shumicës, u votua për dy kandidatet për presidente, të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha asnjë votë. Një votë tjetër ishte e pavlefshme.

Partitë opozitare që bojkotuan seancën, kritikuan Vetëvendosjen se dje mbajti seancë pa praninë e 80 deputetëve. Përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile thanë se votimi i presidentit pa kuorumin e nevojshëm, cenon rendin kushtetues.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top