Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për tu mbajtur jashtë kafazit në sallën e gjyqit gjatë zhvillimit të seancave. Sipas vendimit të gjykatës, ndryshimi i masës do të hyjë në fuqi nga seanca e radhës, pasi të kryhen procedurat përkatëse dhe të njoftohet Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të marrë masat e nevojshme.
Vendimi vjen në kuadër të kërkesave për të pandehurit gjatë proceseve gjyqësore, një çështje që ka qenë shpesh objekt debatesh nga disa të pandehur. Ndërkohë, seanca u shty për në datën 21 maj, në orën 09:00, në mënyrë që Ilir Beqaj të jetë i pranishëm pranë avokatit të tij gjatë paraqitjes së kërkesave të tjera.