Reperi nga Ferizaj i ashtuquajtur Getinjo ka ndarë si video në ‘Instastory’ shqetësimin për një fenomen shumë të shpërndarë kohën e fundit që është aplikacioni ChatGPT, transmeton Gazeta Metro.
Reperi tha se është shumë i nevojshëm, por sipas tij, njerëzit po e përdorin edhe për muhabete personale e intime që do duhej të diskutoheshin vetëm me njerëzit e afërt e anëtarët e familjes.
Ai tutje tha se ky po i ngushëllon njerëzit.
“Unë jom tu menu që njerëzit janë obsesionu jon bot e varun prej “Chatgpt”, shumë e nevojshme është chatgpt për shumë sene po jom tu e pa që shumë e njeri është tu e përdorë për gjendjen emocionale jon tub o muhabet për sene intime, për sene personale që i kanë me njerëzit e chatgpt-ja pi ngushëllon njerëzit”, u shpreh ai.