Meta në kafazin e xhamit/ Cakrani: Turp për drejtësinë, vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit!

Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka përsëritur kërkesën që klienti i tij të mos mbahet më në ambientin e mbyllur me xham gjatë procesit gjyqësor.

Sipas tij, ky trajtim përbën një formë poshtërimi dhe cenon dinjitetin e të pandehurit në sallën e gjyqit.

“Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit. Është për turpin e të gjithëve, për turpin e drejtësisë së re ky lloj trajtimi”, u shpreh Cakrani, duke theksuar se në këto kushte komunikimi me klientin është i vështirë dhe jo i barabartë.

Avokati shtoi se kërkesa e tij është e argumentuar ligjërisht dhe kërkoi nga gjykata që edhe vendimi të jetë i mbështetur në ligj.

“Nuk bisedoj dot me presidentin për sa kohë ndahemi me xham. Ne nuk jemi të barabartë kështu”, tha ai, duke kërkuar ndryshim në mënyrën e trajtimit në sallë.

Seanca vijon ndërkohë në GJKKO, ku pritet që gjykata të shqyrtojë kërkesat e palëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top