Macron kërkon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit: Jemi viktima të gjeopolitikës!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka përsëritur thirrjen për rihapjen e Ngushtica e Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare në botë, e cila sipas tij mbetet e paralizuar prej javësh për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe konfliktit në Iran.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Athinë, së bashku me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Macron paralajmëroi se pasiguria gjeopolitike po krijon rrezik për mungesa dhe paqëndrueshmëri në tregjet ndërkombëtare.

“Ne jemi të gjithë në të njëjtën varkë, dhe nuk është një varkë që e kemi zgjedhur vetë. Jemi viktima të gjeopolitikës dhe të kësaj lufte që ka nisur disa muaj më parë,” u shpreh presidenti francez. Macron theksoi se situata aktuale prek të gjitha vendet njësoj, duke i bërë ato të varura nga zhvillimet në një zonë strategjike që ndikon drejtpërdrejt në furnizimet globale me energji.

Ndërkohë, sipas deklaratave ndërkombëtare, më shumë se një duzinë shtetesh kanë shprehur gatishmërinë për t’u bashkuar me një mision detar të udhëhequr nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, me qëllim mbrojtjen e anijeve tregtare në zonë, sapo kushtet ta lejojnë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top