Berisha: Bosët e karteleve e kanë të hapur derën në zyrën e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte pjesë e konferencës ‘’Fuqizimi i rolit të grave në demokracinë lokale”.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama ka një sjellje mizogjene, ndërsa foli edhe në lidhje me bashkëpunimin e tij me botën e krimit, ku sipas tij kartelet e drogës pastrojnë paratë e pista në Shqipëri në kulla dhe resorte.

“Kemi kryeministrin më mizogjen në Europë. Me atlete të bashka i shuan dhe përpiqet të tregojë diçka tjetër por është i padenjë për postin e tij. Regjimi autokratik shndërroi procesin elektoral në farsë elektorale.
Bosët e karteleve më të mëdha të drogës në botë e kanë të hapur derën në zyrën e Ramës, sepse pastrojnë paratë në kullat dhe resortet turistike”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top