Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime të herëpashershme në veri e qendër.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet kryesisht të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24 orëshit në pjesën më të madhe të vendit.

Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut do të vijojnë të jenë prezente me intensitet të ulët, ndërsa në qendër dhe lokalisht në jug reshje shiu me intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor duke mbetur prezent përgjatë relieveve malore por me intensitet të ulët lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësinë mbi 1500-1600 metër reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore të vendit pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top