Vjosa çlirohet nga hekurishtet e HEC-it të Becchettit,Lamallari nxjerr pamjet (VIDEO)

Vendi ku biznesmeni italian Francesco Becchetti kishte nisur të ndërtonte një HEC tashmë është pastruar nga hekurishtet dhe mjetet që dergjeshin buzë lumit Vjosa prej vitesh. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, publikon pamjet e ndërhyrjes që bëri Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

“Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara vazhdon punën për lirimin e hapësirave publike të zëna prej vitesh nga grumbullimi i pasurive që administron. Së fundi është liruar një tjetër hapësirë pranë lumit Vjosa, e cila prej 15 vitesh ishte e zënë nga pasuri të luajtshme të sekuestruara. Përmes ndërhyrjes së #AAPSK , kjo zonë tashmë rikthehet në funksion të mjedisit dhe komunitetit, duke mos rrezikuar më ndotje. Ky është një tjetër hap drejt administrimit më efikas dhe transparent të pasurive”, shkruan Lamallari.

Kujtojmë që biznesmeni italian u dënua përfundimisht nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me 12 vite burg në shtator 2025. Ai është shpallur fajtor për krijimin e një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash. Becchetti u akuzua për 4 vepra penale; “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top