Kris Jenner thuhet se nuk është e kënaqur me rezultatet e lifting-ut të fytyrës, për të cilin ka shpenzuar rreth 100 mijë dollarë, pothuajse një vit pas ndërhyrjes.
Sipas raportimeve të RadarOnline, 70-vjeçarja po shqyrton mundësinë e një “korrigjimi” të ri, pasi ka krahasuar pamjen e saj me atë të figurave të tjera të njohura.
“Lifting-u i Kris Jenner ka filluar të bjerë. Ajo nuk është e kënaqur me rezultatet dhe është e dëshpëruar për një ndërhyrje tjetër,” ka thënë një burim për median.
Sipas të njëjtit burim, Jenner mendon se rezultati nuk ka zgjatur siç priste dhe ndihet e zhgënjyer kur e krahason veten me aktore si Denise Richards dhe Lori Loughlin, të cilat sipas saj “duken shumë mirë”.
“Ajo mendon se efekti i saj po zbehet në krahasim me të tyret,” shtoi burimi.
Kris Jenner kishte tërhequr vëmendje të madhe në maj 2025, kur fansat e ngatërruan me vajzën e saj Kim Kardashian gjatë një daljeje në Paris. Më herët është raportuar se ndërhyrja është kryer nga kirurgu estetik Steven M. Levine, i njohur si “mjeshtri i lifting-ut të fytyrës”.
Në një intervistë për Vogue Arabia, Jenner kishte pranuar se kishte bërë një lifting të ri, duke theksuar se dëshironte të ishte “versioni më i mirë i vetes”.
“Vetëm sepse plakesh, nuk do të thotë se duhet të heqësh dorë nga vetja,” është shprehur ajo, duke shtuar se kjo është mënyra e saj për të “plakur me dinjitet”.