Trump: Nuk më bindi Izraeli të shkoja në luftë me Iranin, por sulmi i 7 tetorit

Presidenti Donald Trump në një postim në X, përsëriti kërkesën e Uashingtonit që Irani të mos pajiset me armë bërthamore, duke thënë se ngjarjet e 7 tetorit 2023 në Izrael dhe jo qeveria Netanyahu, ishin ato që e bindën të shkonte në luftë kundër Teheranit.

Në të njëjtën kohë, ai foli përsëri për ndryshimin e regjimit që ka ndodhur tashmë në Iran, duke shtuar se “nëse udhëheqësit e rinj të Iranit janë të zgjuar, vendi mund të ketë një të ardhme të ndritur plot prosperitet”.

Postimi i presidentit Trump në Twitter:
“Izraeli nuk më bindi kurrë të mbështes luftën me Iranin; ngjarjet e 7 tetorit më bindën, gjë që përforcoi bindjen time, të cilën e kam mbajtur gjithmonë, se IRANI NUK DUHET TË KETË KURRË NJË ARMË BËRTHAMORE. I shikoj dhe lexoj sondazhet e “ekspertëve” dhe lajmeve të rreme me mosbesim të plotë. 90% e asaj që thonë janë gënjeshtra dhe histori të sajuara, ndërsa sondazhet janë të manipuluara, njësoj si zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Njësoj si rezultatet në Venezuelë, për të cilat media nuk dëshiron të flasë, rezultatet në Iran do të jenë mahnitëse – dhe nëse udhëheqësit e rinj të Iranit (Ndryshimi i Regjimit!) janë të zgjuar, Irani mund të ketë një të ardhme të ndritur plot prosperitet!”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top