Berisha: Altin Troplini i hapi Irena Gjokës dosje pa emër, që ta nxirrte të larë

Kreu i PD, Sali Berisha ka nxjerrë detaje të reja, lidhur me gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka dhe prokurorin e SPAK, Altin Dumani.

Në deklaratën për mediat nga Prokuroria e Posaçme, Berisha tha se Dumani çeli një hetim ‘pa emër’ për gjyqtaren Gjoka, për shpërdorim detyre në mënyrë që ta nxirrte të pastër nga dosja gjyqësore e autoriteteve greke Berishës: “Të quash falsifikimin, mashtrimin në formular, për të cilin çdo punonjës i këtij shteti është dënuar, ta quash ‘shpërdorim detyre’, do të thotë të kesh moralin e Altin Troplinit, Altin Hajros, Altin Farrukut dhe Altin Gjokës’.

Qytetarë dhe qytetare, duhet ta dini se Altin Troplini, një kriminele që falsifikonte dokumente dhe viza dhe që u kap nga autoritetet greke me falsifikim, një kriminele që u dënua nga drejtësia greke, e mori për ta mbrojtur në hetim, dhe do ua them arsyet, e mori në hetim pa emër.

I hapi dosje pa emër.

Dhe cila ishte çështja që hapi për Irenën?

Do thoni ju ishte për falsifikim?

Jo.

Do thoni ju ishte për mashtrim?

Jo.

I hapi pikërisht për atë që donte ta nxirrte të larë, për shpërdorim detyre.

Që të quash falsifikimin shpërdorim detyre, do të thotë të jesh Altin me pesë mbiemra.

Që të quash falsifikimin, mashtrimin në formular, për të cilin çdo punonjës i këtij shteti është dënuar, ta quash sghpërdorim detyre, do të thotë të kesh moralin e Altin Troplinit, Altin Hajros, Altin Farrukut dhe Altin Gjokës.

Pas këtyre është kjo pra: “Armik i egër i votës së lirë dhe pluralizmit politik, mercenar i Edi Ramës, drejtësia vonon, por nuk harron”.

Aty po hidhnin valle Dumani me Irenën sot, po festonin me një valle popullore të dy”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top