Çmimi i naftës rritet ndjeshëm pas tensioneve të fundit SHBA-Iran

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm sot, ndërsa tensionet e ripërtërira midis Shteteve të Bashkuara te Amerikës dhe Iranit tronditën tregjet. Nafta bruto “Brent” për dorëzimin në qershor u tregtua më shumë se 7% më shumë se java e kaluar me 97 dollarë për fuçi, ndërsa nafta referuese amerikane “West Texas Intermediate” (WTI) shënoi një rritje të ngjashme.

Në fillim të përshkallëzimit në fund të shkurtit, nafta “Brent” u tregtua nën 70 dollarë. Rritja erdhi pas tensioneve të larta në Ngushticën e Hormuzit, ku Marina Amerikane sekuestroi një anije iraniane.

“Anija po shkonte drejt portit iranian “Bandar Abbas” kur u ndalua”, tha Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM). Irani e dënoi këtë veprim si pirateri të armatosur dhe paralajmëroi për hakmarrje. Incidenti shënon një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Teheranit, që vjen vetëm disa ditë para përfundimit të një marrëveshjeje të përkohshme armëpushimi.
Pala amerikane do të udhëtojë në Islamabad për një raund të dytë bisedimesh me Iranin sot në mbrëmje, por Teherani ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij. Sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA, Teherani ka refuzuar mbajtjen e një takimi të dytë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top