Céline Dion është rikthyer në muzikë, duke publikuar këngën e saj të parë pas disa vitesh.
Artistja 58-vjeçare publikoi më 17 prill këngën “Dansons” , një baladë në frëngjisht. Kënga është shkruar nga bashkëpunëtori i saj i hershëm Jean-Jacques Goldman, me të cilin Dion ka realizuar disa nga projektet më të suksesshme në karrierë, përfshirë albumin e famshëm D’eux.
Sipas Goldman, ideja e këngës lindi gjatë pandemisë në vitin 2020, kur njerëzit vazhdonin të kërcenin edhe pse të izoluar në shtëpi. “Edhe pse bota ka ndryshuar, ne vazhdojmë të kërcejmë mbi humnerë,” u shpreh ai.
Ky rikthim vjen pas një periudhe të vështirë për Céline Dion, e cila në vitin 2022 zbuloi se vuan nga Stiff-person syndrome. Artistja ka njoftuar gjithashtu rikthimin në skenë me një seri koncertesh në La Défense Arena në Paris, nga shtatori deri në tetor 2026 — performancat e saj të para madhore pas diagnozës.
Në një mesazh për fansat, ajo u shpreh optimiste për gjendjen e saj shëndetësore: “Po ndihem mirë, po këndoj sërish dhe madje po kërcej pak.”