Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet nëse nuk hiqet bllokada amerikane

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, paralajmëroi se vendi i tij mund të mbyllë Ngushticën e Hormuzit nëse SHBA nuk heq bllokadën ndaj porteve iraniane.

Në një reagim përmes platformës X, Ghalibaf akuzoi presidentin amerikan Donald Trump për deklarata të pavërteta.

“Presidenti i SHBA bëri shtatë pretendime brenda një ore dhe të shtatë ishin të rreme. Me këto gënjeshtra nuk fituan luftën dhe sigurisht nuk do të arrijnë asgjë në negociata”, u shpreh ai.

Zyrtari i lartë iranian theksoi se vazhdimi i bllokadës do të ketë pasoja të drejtpërdrejta në qarkullimin detar.

“Me vazhdimin e bllokadës, Ngushtica e Hormuzit nuk do të mbetet e hapur”, paralajmëroi ai, duke shtuar se kalimi nëpër këtë rrugë strategjike mund të lejohet vetëm sipas një “korridori të përcaktuar” dhe me miratimin e Iranit.

Ghalibaf theksoi gjithashtu se statusi i Ngushticës së Hormuzit nuk mund të përcaktohet përmes deklaratave në rrjetet sociale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top