Hapja e Hormuzit, Trump falënderon Iranin

Përmes një postimi në Truth Social, presidenti i SHBA-së Donald Trump konfirmoi hapjen e Ngushticës së Hormuzit nga Irani, e cila u njoftua pak minuta më parë nga Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi.

“Irani sapo njoftoi se Ngushtica është plotësisht e hapur dhe gati për tranzit të plotë. Faleminderit”, shkroi presidenti amerikan në një postim në Truth Social.

Më parë, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi njoftoi hapjen e Ngushticës së Hormuzit për kohëzgjatjen e armëpushimit në Liban.

Konkretisht, në postimin e tij ai shprehej: “Duke pasur parasysh armëpushimin në Liban, kalimi i të gjitha anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për pjesën e mbetur të periudhës së armëpushimit, në rrugën e koordinuar siç është njoftuar tashmë nga Organizata Portale dhe Detare e Republikës Islamike të Iranit.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top