Pas tensioneve të regjistruara në protestën e opozitës para Kryeministrisë ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë raportohen 20 persona të shoqëruar nga policia.
Siç shihet edhe nga pamjet, policët shihen duke tërhequr protestuesit e përfshirë në hedhjen e molotovëve. Tensionet u regjistruan menjëherë pasi kryedemokrati Sali Berisha mbylli fjalën e tij.
Policia u përgjigj me gazlotsjellës duke shkaktuar lëndimin edhe të disa deputetëve të Partisë Demokratike, si Flamur Noka, Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe anëtari i Këshillit Kombëtar Aulon Kalaja.













