Zjarri te pallati pranë farmacisë nr.10, Gjykata liron 4 të arrestuarit

Gjykata Penale e Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për katër personat e arrestuar në lidhje me zjarrin e rënë në një pallat pranë Farmacisë nr. 10.

Togat e zeza vendosën lirimin nga qelia të Razie Sula, Agron Cara, Enver Ademi dhe Altin Furtuna, të cilët do të hetohen në gjendje të lirë. Sipas vendimit të gjykatës, të dyshuarit do të duhet të paraqiten rregullisht pranë autoriteteve, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit vijojnë.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur në katin e parë të godinës, në ambientet e një marketi, dhe më pas është përhapur në të gjithë pallatin. Flakët shkaktuan dëme të mëdha materiale, ndërsa fatmirësisht nuk pati viktima.

Autoritetet po punojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe nëse ka pasur shkelje që çuan në shpërthimin e flakëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top