Kreu i PD Sali Berisha, në një prononcim për mediat ka folur në lidhje me zjarrin që përfshiu një nga pallatet pranë QSUT në Tiranë vetëm pak ditë më parë.
Ai u shpreh se fajtor për ngjarjen është kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, që shkaktuan betonimin e kryeqytetit.
“Është një çështje thelbësore. Pallati i kuq është pallati Rama-Veliaj. Armando Lila që ia mbathi dhe Rama u bë avokati i tij, Shih ç’bën qesja e parave. Ndërtuesi tha mori përsipër ndërtimin, kur fasada u dogj sikur të ishte me kashtë jo me beton. Ai pallat është ndërtuar jashtë të gjithë kondicioneve. Zjarrëfikësja nuk fute dot, mund të humbisnin edhe jetë njerëzish. I them Ramës unë, po nëse Lilo nuk kishte faj, pse ia mbathi? Rama dhe Veliaj janë të fajshëm, këta kanë shkaktuan betonizimin e Tiranës. Raste analoge ekzistojnë në çdo bllok”, tha ai.