Arsyeja/ Taulant Balla paraqitet në SPAK

Deputeti socialist Taulant Balla është thirrur nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion në cilësinë e dëshmitarit. Balla është thirrur si person që ka dijeni për privatizimin e klubit Partizani, ku është ndërtuar një kompleks banesash.

Kujtojmë se në 17 nëntor 2020 Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Kujtojmë që ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme ishte Silva Bino.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top