Abuzimet me fondet e IPARD/SPAK drejt mbylljes së hetimeve, nis komunikimin e akuzave

Reni Ashiku, administratori i ‘Converse Management Consulting’ është paraqitur ditën e sotme (16 prill) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për t’u marrë në pyetje në lidhje me hetimet për abuzimet me fondet e IPARD. Hetimet lidhen me menaxhimin dhe shpërndarjen e fondeve të programit IPARD, një skemë mbështetëse e Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.

Në këtë çështje është e kallëzuar edhe ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.

Nuk dihen ende detaje të plota mbi rolin konkret të personave të përfshirë, ndërsa hetimet vijojnë.

Komisioni Evropian ndërpreu mbështetjen e bujqësisë përmes fondeve të IPARD në gusht të vitit 2023 për shkak se Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) gjeti keqpërdorime serioze me fondet e programit te mëparshëm IPARD II. Hetimet nisën pas denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm për korrupsion, favorizime e ndërhyrje politike.

Që pas këtij vendimi, KE ka përsëritur vazhdimisht kërkesën që çështja të trajtohet me seriozitet nga autoritetet shqiptare. Komisioni ka theksuar nevojën për masa korrigjuese dhe për transparencë të plotë në hetimin e abuzimeve, duke e bërë këtë kusht të domosdoshëm për rifillimin e financimeve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top