Mundësia e grumbullimit të Neymar për Botërorin po bëhet një çështje shtetërore në Brazil dhe mbi këtë temë ka ndërhyrë edhe Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva. Kreu i shtetit ka treguar se ka pasur një bisedë me Carlo Ancelotti disa ditë më parë ku u diskutua për sulmuesin brazilian që ende nuk është i sigurt për një vend në skuadër, më pak se dy muaj para turneut.
Në një intervistë për median lokale TV 247, Lula zbuloi këtë prapaskenë: trajneri i kombëtares braziliane i ka kërkuar këshillë për të zgjidhur çështjen Neymar, një bisedë miqësore për të kuptuar situatën dhe për të qartësuar idetë. Dyert për sulmuesin nuk janë ende të mbyllura, por ka shumë konkurrencë në skuadër që synon të fitojë Botërorin pas dy edicionesh zhgënjyese.
Rapaz! O Ancelotti foi procurar o presidente Lula para saber se o Neymar deve ser convocado para a Copa. A resposta foi surpreendente. pic.twitter.com/pmWdh5T9AF
— Bruno Guzzo® (@brunoguzzo) April 14, 2026
Ancelotti kërkon këshillë nga Lula për Neymar
Toni i bisedës ka qenë mjaft i lehtë dhe vetë Lula qesh teksa tregon për këtë bisedë me Ancelotti për Botërorin e ardhshëm. Në maj trajneri do të publikojë listën zyrtare të 26 të grumbulluarve dhe dyshimi i vetëm mbetet për praninë e Neymar: deri tani dukej i destinuar për një përjashtim të dhimbshëm, por diskutimet janë ende të hapura dhe gjithçka mund të ndodhë në javët e ardhshme. Trajneri italian i ka kërkuar këshillë edhe Presidentit të Brazilit për të kuptuar çfarë të bëjë. Këtë e ka treguar vetë kreu i shtetit në një intervistë ku është shfaqur shumë i argëtuar.
Ai zbuloi se Ancelotti iu drejtua me një pyetje të saktë: “Kam pasur mundësinë të flas me Ancelottin dhe ai më pyeti: ‘Mendon se Neymar duhet të grumbullohet?’ Dhe unë iu përgjigja: ‘Shiko Ancelotti, nëse është fizikisht gati, ai ka aftësitë futbollistike. Duhet të kuptojmë nëse ai e dëshiron. Nëse e dëshiron, duhet të sillet si profesionist’”. Lula i ka këshilluar Neymar të marrë shembull nga disa prej më të mëdhenjve për t’u rikthyer në kombëtare: “Mund të marrë shembull Cristiano Ronaldo, mund të marrë shembull Messi, dhe do të shkojë në kombëtare sepse është ende i ri. Por nuk mund ta bëjë për shkak të emrit, duhet ta bëjë për aftësitë e tij”. Dyshimi do të zgjidhet vetëm në maj dhe këto janë ndeshjet e fundit ku Neymar mund të bëjë diferencën për të vendosur fatin e tij.