Zjarr i frikshëm pranë QSUT, zjarrfikësit nxjerrin banoren të asfiksuar nga dritarja

Fasada e një kompleksi pranë QSUT-së është përfshirë nga zjarri, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë të gjithë fasadë e pallatit.

Ndërkohë ekipet zjarrfikëse janë ndërhyrë, po situata është tejet e vështirë dhe e rrezikshme duke bërë që të tërhiqen disa zjarrfikës për shkak të shtëllungave të mëdha të tymit dhe zjarrit masiv.

“Kërkohet zgjerimi i perimetrit të sigurisë përreth pallatit, përballë spitalit “Nënë Tereza”. Fasada e pallatit në një kompleks bllok pallatesh është përfshirë nga zjarri. Situata është e rënduar dhe një numër i lartë banorësh është evakuuar”, raportoi gazetarja Xhensila Kodra.

Ndërkohë, siç duket edhe nga pamjet forcat zjarrfikëse me anë të shkallëve të tyre kanë mundur të nxjerrin një grua prej godinës.

Ajo u dërgua menjëherë në spital, teksa dukej në gjendje të asfiksuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top