Presidenti Francez, Emmanuel Macron ka uruar gjithashtu kreun e ri të Hungarisë. Në një postim në “X”, Macron shkruan se, ka folur me Péter Magyar për ta përgëzuar për fitoren e tij në Hungari.
Macron deklaron se, Franca mirëpret fitoren e pjesëmarrjes demokratike, angazhimin e popullit hungarez ndaj vlerave të Bashkimit Evropian dhe angazhimin e Hungarisë ndaj Evropës. Ai shtoi se, dy shtetet do të ecin përpara drejt një Evrope më sovrane, për sigurinë e kontinentit, konkurrueshmërinë dhe demokracinë europiane.