Dhurata e Ben Affleck për Lopez pas divorcit

Ben Affleck raportohet se i ka dhuruar ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Lopez, të gjithë pjesën e tij në vilën luksoze me vlerë rreth 60 milionë dollarë — pa asnjë kompensim financiar.

Sipas TMZ, ish-çifti ka bërë një ndryshim në marrëveshjen e ndarjes së pasurisë, ku përmendet një “transferim prone midis bashkëshortëve”.

Dokumenti nuk specifikon detaje të sakta, por burime pranë situatës kanë konfirmuar se Affleck ia ka kaluar Lopez-it pjesën e tij të pronës falas.

Çifti kishte blerë vilën në Beverly Hills në qershor 2023 për 60.85 milionë dollarë, ndërkohë që ishin ende të martuar.

Megjithatë, vetëm një vit më vonë, në mes të thashethemeve për krisje në marrëdhënie, ata e nxorën shtëpinë në shitje. Dy muaj më pas, Lopez paraqiti kërkesën për divorc.

Divorci i tyre u finalizua në janar 2025, ndërsa fati i pronës mbeti i paqartë për një kohë të gjatë.

Në një moment, ish-çifti vendosi ta tërhiqte vilën nga tregu, duke e cilësuar si një “vendim biznesi”, për shkak të mungesës së interesit dhe kushteve të pafavorshme të tregut.

Tani, me këtë zhvillim të fundit, duket se kontrolli i plotë i pronës ka kaluar në duart e Lopez-it.

Ndërkohë, këngëtarja dhe aktorja ka deklaruar së fundmi se ndihet “e lirë” dhe në një fazë të re të jetës së saj:
“Jam në epokën time të lumtur. Për herë të parë ndihem vërtet e lirë dhe më vjen shumë mirë për këtë,” është shprehur ajo në një intervistë të fundit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top