Boga dënon Atalantën, Gjimshiti i shkon pranë golit: Juventus rikthehet i katërti

E shtuna e javës së 32-të të Serie A mbyllet me suksesin e Juventus, që fiton 1-0 në fushën e Atalantës. Në pjesën e parë, “Dea” i afrohet më shumë golit, duke qenë se bëhet menjëherë e rrezikshme me Zappacosta dhe Zalewski, më pas godet një shtyllë me Scalvini-n dhe në kohën shtesë të pjesës së parë i afrohet rrjetës me një rrotullim të Krstovic. Torinezët, ndërkohë, provojnë vetëm një here me Kelly, i ndalur nga Bernasconi.

Në pjesën e dytë, megjithatë, ndeshja zhbllokohet menjëherë nga ish-lojtari zikaltër: Boga, titullar në 3-4-2-1 e teknikut Spalletti, shënon në mënyrë rokamboleske, duke kaluar në avantazh bardhezinjtë. Palladino përpiqet ta rikuperojë duke futur Raspadori, ndërsa te miqtë hyn një tjetër ish-lojtar, i fishkëllyer shumë: Koopmeiners. Juventus nuk e mbyll ndeshjen sepse Thuram shpërdoron një rast në zonën e rreptësisë, por as hyrjet e Pasalic dhe Scamacca (që provoi me kokë, por dërgoi topin lart) nuk sjellin barazimin për Atalantën, tashmë më larg se kurrë nga zona Champions. Spalletti, ndërkohë, feston rinovimin me vendin e katërt të përkohshëm në pritje të Como-Inter, duke u pozicionuar -3 nga Milan, dy javë para përballjes direkte në San Siro.

 

Një goditje “alla Champions”. Goli i katërt i Jeremie Boga nga janari deri më sot i dhuron Juventus një fitore shumë të rëndësishme në fushën e Atalantës dhe një natë në vendin e katërt (me +2 ndaj Como), në pritje të sfidës së madhe mes Fabregas dhe kryesuesve të Inter. Rezistencë, pak fat dhe ndërhyrjet e një Di Gregorio të rilindur janë përbërësit e këtij suksesi shumë të çmuar për bardhezinjtë, të cilët tani, me 60 pikë dhe me përballjen direkte në San Siro pas dy javësh, mund të synojnë potencialisht edhe vendin e tretë të Milan.

Dhe pak rëndësi ka që, pikërisht një ditë pas rinovimit të teknikut Spalletti deri në vitin 2028, nuk ishte loja e bukur çelësi për të fituar në fushën e një Atalanta që nuk humbiste në shtëpi në Serie A prej më shumë se 3 muajsh. Palladino do të kishte merituar të paktën barazimin dhe tani i beson shpresat vetëm Kupës së Italisë për ta bërë pozitiv sezonin e tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top