Tabaku: Çmimet rriten, por të ardhurat e shqiptarëve mbeten njësoj

Në një moment delikat për rrugëtimin europian të Shqipërisë, kur vendi ende pret një sinjal pozitiv nga COELA dhe kryeministri vijon turin informues mbi progresin e procesit, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë fazë si “ditën e llogarisë”. Duke iu referuar zhvillimeve të fundit dhe pritshmërive për IBAR, Tabaku thekson se vendi ndodhet përballë një prove reale, ku retorika politike nuk mjafton dhe kërkohen rezultate konkrete në përmbushjen e standardeve dhe vlerave europiane. Sipas saj, ky moment përcaktohet nga disa çështje kyçe që ndikojnë drejtpërdrejt në ecurinë e integrimit.

Në fokus të saj mbetet korrupsioni, që ajo e përshkruan si një fenomen me përmasa sistemike, i ndërtuar përmes një modeli vendimmarrjeje që favorizon shpërndarjen e pasurisë publike pa garë dhe pa meritë. Po ashtu, ajo ngre shqetësime mbi funksionimin e shtetit të së drejtës, duke vënë në pikëpyetje barazinë para ligjit dhe duke paralajmëruar për ndërhyrje të mundshme në legjislacion që mund të cenojnë proceset hetimore.

Në planin ekonomik, Tabaku nënvizon hendekun e thellë me Bashkimin Europian, duke theksuar se të ardhurat e shqiptarëve mbeten rreth 20% e mesatares së BE-së, ndërsa çmimet kanë arritur në rreth 60%, një disproporcion që rëndon jetesën e qytetarëve. Në përmbyllje, ajo ndalet edhe te qasja e kryeministrit ndaj drejtësisë, duke sugjeruar se ndryshimet në retorikë nuk garantojnë domosdoshmërisht një ndryshim të qëndrueshëm, duke përdorur shprehjen “ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron” për të nënvizuar skepticizmin e saj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top