Lideri i teokracisë islamiste, së paku nominal, Mojtaba Khamenei ende po treajtohet për plagë të rënda në fytyrë dhe këmbë pas bombardimit ku u vra i ati i tij në fillim të luftës sipas raporteve të fundit.
Agjencia e lajmeve Reuters raportoi të shtunën se sipas tre burimeve të afërt me rrethin e tij të ngushtë kanë deklaruar se ai ishte platgosur rëndë dhe se ka pësuar shpërfytyrim dhe plagë të rënda në të dy këmbët.
Sipas raporteve të inteligjencës amerikan Khamenei besohet të ketë humbur njërën prej këmbëve të tij. Në një prej raporteve të televizionit shtetëror iranian ai ishte përshkruar si “janbaz”, term ku për përshkrim të individëve të plagosur rëndë në luftë.
Sipas raportit megjithatë ai është i vetëdijshëm dhe po rikuperohet nga plagët dhe mendërisht i kthejllët sipas tyre. Ai merr pjesë në takime nga largësia dhe është i përfshirë në vendimmarrjen për luftën dhe negociatat me SHBA.