Trump: Kemi nisur pastrimin e Hormuzit nga minat, aleatët tanë nuk guxuan ta bënin

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë deklarata të forta lidhur me situatën në Ngushticën e Hormuzit, në një kohë kur vijojnë bisedimet direkte mes SHBA-së dhe Iranit në Islamabad. Në një postim në Truth Social, ai pretendoi se “ka nisur pastrimi i Hormuzit”, duke shtuar se “të gjitha 28 anijet iraniane që vendosnin mina janë fundosur”.

Trump kritikoi gjithashtu mediat amerikane që sipas tij pasqyrojnë në mënyrë të pasaktë situatën, ndërsa deklaroi se Irani “po humb në çdo front”, duke përmendur flotën detare, forcën ajrore dhe kapacitetet me raketa e dronë. Ai shtoi se infrastruktura ushtarake iraniane është dëmtuar rëndë dhe bëri komente edhe për lidershipin e vendit.

Në të njëjtin mesazh, Trump njoftoi nisjen e një operacioni për “pastrimin” e Ngushticës së Hormuzit, duke e cilësuar si të rëndësishëm për sigurinë e lundrimit global dhe për interesat e vendeve si Kina, Japonia, Koreja e Jugut, Franca dhe Gjermania. Ai ironizoi gjithashtu disa shtete që, sipas tij, nuk kanë vullnet për të ndërmarrë vetë veprime të tilla. Ndërkohë, sipas raportimeve të Axios, disa anije të Marinës amerikane kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit në një lëvizje që nuk është koordinuar me palën iraniane.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top