Superiore, Flamurtari luan sezonin me Vorën: Vllaznia provon shkëputjen nga ndjekësit

Java e 31-të e kampionatit do të luhet në tre ditë, nga e shtuna në të hënë, me ndeshje shumë të rëndësishme për kreun dhe mbijetesën. Vllaznia kërkon shkëputjen, Egnatia e Elbasani nuk duan ta humbasin nga sytë, ndërsa për Flamurtarin mund të jetë shansi i fundit për të shpresuar shpëtimin.

Çdo javë që i afrohet mbylljes së sezonit të rregullt bëhet edhe më vendimtare, me pikë që nuk kanë çmim e gabime që kushtojnë, ndoshta dyfish. Në këtë pikë, kur renditja është e ngjeshur në dy objektivët e mundshëm, Final 4 e mbijetesë, java e 31 e Abissnet Superiore sjell përplasje direkte e fate të kryqëzuara, që nisin të të shtunën e mbyllen të hënën.

Flamurtari luan gjithçka për gjithçka me Vorën. Çdo rezultat veç fitores nuk mjafton për vlonjatët e vendit të fundit, që janë aktualisht -5 nga skuadra e Bellait, që duhet të ketë kujdes nga çfarë mund të bëjë Tirana me Egnatian të dielën. Bardheblutë kanë marrë 7 pikë nga 9 të mundshme në tre javët e fundit dhe Shehi tani do të tentojë të marrë rezultat edhe ndaj kampionëve në fuqi. Rrogozhinasit duan pikë për të mos u ndarë nga kreu, sepse Vllaznia luan në shtëpi ndaj Teutës, e vetmja skuadër pa objektiv në kampionat.

Shkodranët kanë vetëm dy humbje në 15 ndeshjet e fundit, të dyja kundër skuadrave për mbijetesë dhe Martini tani kërkon mundësisht shkëputjen, për ta vënë nën presion Elbasanin, që do të zbresë i fundit në fushë të hënën në orën 19.00. Verdheblutë tani të tretët, por vetëm 3 pikë larg nga kreu, duhet të përballojnë Partizanin, që ndajn presionin e Dinamos për vendin e katërt, por do të ketë avantazhin të njohë rezultatin e skuadrës së Ilir Dajës, në fushë 3 orë më parë në Ballsh. Ndeshje e rëndësishme edhe për Bylis, që është vërtetë i shtati, por vetëm dy distanca larg zonës së rënies.

SUPERIORE, JAVA 31
19:00 Flamurtari FC – Vora
16:00 KF Tirana – KF Egnatia
19:00 Vllaznia – Teuta Durres
16:00 KF Bylis – FC Dinamo City
19:00 AF Elbasani – Partizani

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top