Shqipëria, e fundit në Europë dhe Azi për politika industriale në 15 vitet e fundit

Banka Botërore e renditi Shqipërinë të fundit në 21 vende të rajonit Europës dhe Azisë Qendrore për ndërmarrjen e politikave industriale në 15 vitet e fundit.

Në raportin e fundit mbi zhvillimet e pritshme ekonomike në këtë Rajon, Banka vuri në dukje se Shqipëria pozicionohet me dobët në krahasim me vendet e tjera sa i përket hartimit dhe zbatimit të politikave të reja industriale dhe tregtare (shiko grafikun e mëposhtëm).

Ndryshe nga Serbia, apo të tjera Polonia dhe Turqia, Shqipëria ka zero politika industriale gjatë 15 viteve të fundit. Madje Shqipëria paraqitet me dobët se Moldavia, Azerbajxhani.

Edhe gjatë goditjes globale të pandemisë (2020–2021) apo krizës së çmimeve pas vitit 2022, numri i ndërhyrjeve të shënjestruara në sektorë specifikë mbetet afër zeros, duke e renditur vendin tonë të fundit në rajon për nga dinamika e mbrojtjes ose nxitjes së industrive përmes instrumenteve shtetërore.

Kjo renditje e dobët e Shqipërisë vjen nga modeli ekonomik që bazohet tek shërbimet de konsumi, me një varësi të lartë nga importet. Ndryshe nga vendet me bazë të fortë prodhuese, ku shteti ndërhyn për të mbrojtur eksportet ose për të zëvendësuar importet, Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë strategji për sektorin e prodhimit apo teknologjisë.

Ndërsa vendet e tjera në Europë, Azi ndërhyjnë për të rregulluar sektorë si makineritë, energjia apo industria ushtarake, ekonomia shqiptare është e përqendruar në turizëm dhe ndërtim, sektorë që rregullohen më shumë përmes lejeve dhe taksave të përgjithshme sesa përmes ndërhyrjeve të politikës tregtare.

Nga ana tjetër ndërhyrjet e qeverive në politikat tregtare dhe industriale në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore janë rritur ndjeshëm pas pandemisë.
Sipas të dhënave rreth një e treta e vendeve të Rajonit kanë vijuar të zbatojnë masa të reja gjatë periudhës 2022-2025 me një intensitet që tejkalon mesataren e viteve 2009-2019. Ky trend reflekton një përpjekje të qeverive për të mbrojtur industritë vendase dhe për të siguruar zinxhirët e furnizimit në një mjedis gjeopolitik gjithnjë e më të paqëndrueshëm.

Për sa i përket Ballkanit Perëndimor, të dhënat tregojnë një profil më të dobët të ndërhyrjeve në krahasim me fuqitë e mëdha rajonale. Shqipëria dhe Mali i Zi paraqiten me një aktivitet minimal, ku pas një rritjeje të lehtë gjatë viteve të pandemisë 2020-2021, numri i masave të reja vjetore është rikthyer drejt zeros ose niveleve shumë të ulëta në vitet e fundit.

Ndryshe paraqitet situata në Serbi, ku shihet një rritje progresive e ndërhyrjeve, duke arritur pikun në periudhën aktuale 2022-2025, gjë që dëshmon për një politikë industriale më agresive dhe të orientuar drejt mbrojtjes apo nxitjes së sektorëve specifikë/Monitor

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top