Gjermania thirrje Iranit të respektojë lundrimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit

Ministri i Jashtëm gjerman Johan Vandeful i bëri thirrje homologut të tij iranian Abbas Araghchi që të respektojë armëpushimin e rënë dakord me SHBA-në.

Gjithashtu ai kërkon që Irani të lejojë lundrim të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit.

“I bëra thirrje Iranit që të respektojë armëpushimin, të angazhohet në negociata konstruktive dhe të lejojë lundrim të lirë dhe të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit”, tha Vandeful nëpërmjet X.

Po ashtu, ministrja Federale e Ekonomisë e përshkroi Ngushticën e Hormuzit si një “burim të rëndësishëm pasigurie”.

Në një deklaratë për Bild, Katharina Reiche tha se “armëpushimi i rënë dakord është një shenjë e parë e kujdesshme e deeskalimit”, por theksoi se “në të njëjtën kohë ne shohim gjithashtu se sa e brishtë dhe kritike është”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top