Trump: Irani po keqmenaxhon kalimin e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump akuzoi sot Iranin se po bën një “punë shumë të keqe” dhe se po sillet “në mënyrë të pandershme” në menaxhimin e kalimit të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit. Ai shtoi se veprimet e Iranit nuk janë në përputhje me marrëveshjen që ai pretendon se ekziston midis palëve.

“Irani po bën një punë shumë të keqe, disa do ta quanin të pandershme, duke lejuar që nafta të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Kjo nuk është marrëveshja që kemi”, tha Trump në rrjetin social Truth.

Një ditë më parë Trump theksoi se Irani nuk duhet t’u vendosë taksa tankerëve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top