Rama promovon kompleksin e ndërtimit në Tiranë: Qentë lehin se i bën krimi!

Kryeministri Edi Rama ka promovuar një kompleks ndërtimi në Tiranë duke sfiduar akuzat e opozitës se apartamentet e shtrenjta në kryeqytet i financon dhe i blen krimi për të pastruar para.

“Si çdo gjë në këtë vend që sumohet kur shfaqet si sukses, si çdo gjë që goditet kur shfaqet si ndryshim, që sulmohet me baltë kur shfaqet si një shenjë e të nesërmes, është një sektor që merr në mënyrë të vazhdueshme merr goditje, sulme e baltë dhe që lëndon një numër të madh protagonistësh të tij. As nuk e vë në diskutim që edhe në sektorin e ndërtimit, si në çdo sektor tjetër, ashtu sikundër në Shqipëri dhe në çdo vend tjetër, përfshirë edhe vende që na bëjnë leksione neve ka probleme neve dhe problemet këtu në Shqipëri që patjetër që problemet janë më të mprehta në disa raste se sa janë në vende të tjera. As nuk e vë në diskutim që jo çdo gjë në sektorin e ndërtimit është e pastër, është e qartë si drita e diellit dhe është e çmuar si djersa e dhjetëra mijëra njerëzve që japin jetë këtij sektori. Por ama këtë sukses evident të Shqipësisë, transformim të Shqipërisë që sektori i ndërtimit e bën të dukshëm e të prekshëm sa vjen në Shqipëri ta fusim në kornizën e krimit është diçka e neveritshme dhe e papranueshme. Ja ku është një nga ata që është pas këtyre projekteve. E kanë të vështirë të tjerë që vijnë na vizitojnë dhe që të besojnë se si ka mundësi që Shqipëria të mund të bëjë ndërtime të tilla. Po punë e madhe se e kanë të vështirë. Ka shumë arsye pse Shqipëria mund të bëjë ndërtime të tilla dhe janë lehtësisht të lexueshme nga ata që duan t’i lexojnë siç janë. Eshtë e pamundur për disa që ta pranojnë suksesin e Shqipërisë po punë e madhe fort, por ama është e pamundur për ne që të pranojmë që shumica dërrmuese e atyre që investojnë në ndërtim të futen në thesin e baltës për disa që mund të jenë patjetër ashtu siç thuhet, por jo për të gjithë ama. Dhe ka disa fakte të rëndësishmë për t’u nënvizuar. Vetëm nga ky projekt, ende pa filluar puna, bashkia e Tiranës ka marrë 14 milion euro taksë. 14 milion euro janë një shumë e konsiderueshme, ndërkohë që nga ky projekt, kur të bëhet realitet, komuniteti do të fitojë kopshtin, çerdhen dhe bashkia mund të fitojë edhe një shkollë, se angazhimi i investitorit është që të ndërtojë shkollën kur t’i jepet trualli. Në këto 14 milion euro janë edhe 3% për strehim. Pra kush investon, investon për një vlerë të shtuar. Pa dyshim që këto apartamente nuk i blen dot një i varfër, as një njeri që merr një pagë të ulët apo mesatare, por bashkia e Tiranës merr një taksë që është 3% që është për fondin e strehimit”, tha Rama.

Sipas kryeministrit projekti që përmban disa kulla projekti ka 350 apartamente të shitura me para në bankë nga shqiptarë të diasporës.

 

“Për të gjithë ata që lehin, në çdo gjuhë, nga shqipja në anglisht dhe që nxitojnë ta këtë transformim të Tiranes si transformim të krimit, ky projekt ka 350 apartamente të porositura nga diaspora shqiptare që nuk paguhen me cash por paguhen me bankë dhe 350 apartamente janë 1/4 e apartamenteve që do të ketë ky kompleks i madh dhe sot janë të porositura, prandaj është e rëndësishme që në një moment njerëzit të informohen dhe ne po përpiqemi” tha Rama, duke sfiduar opozitën që e akuzon se me ndërtimet e shumta në Tiranë po mban në këmbë një mekanizëm që i lejon trafikantëve të drogës të pastrojnë paratë e tyre.

Pak ditë më parë, një material nga Raitre transmetonte idenë se paratë e krimit po investoheshin në Tiranë për të financuar kullat e larta, si pjesë e një vullneti politik që ka kriminalizuar ekonominë shqiptare.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top