Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka shkuar kësaj radhe në seancë plenare me qese me perime me vete.
Me kërkesë të tij, sot do të zhvillohet një interpelancë me ministrin e Bujqësisë Andis Salla për fermerët dhe situatën e prodhimit, përpunimit, tregtimit të qumështit në vend.