U akuzua për përdorim droge, del rezultati i analizave të aktores së famshme turke

Pas një periudhe spekulimesh në kuadër të një hetimi të gjerë për narkotikët në Stamboll, e vërteta mbi përfshirjen e aktores së mirënjohur Hande Erçel është zbardhur.

Raporti zyrtar i mjekësisë ligjore ka konfirmuar se në trupin e aktores nuk është gjetur asnjë gjurmë e substancave të ndaluara.

Hetimi, i udhëhequr nga Kryeprokuroria Publike e Stambollit, kishte në shënjestër disa figura publike të botës së artit dhe medias. Si pjesë e procedurave ligjore, të gjithë personave të përfshirë u janë marrë mostra të gjakut dhe flokëve për ekzaminime të detajuara laboratorike në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sapo mori njoftimin se emri i saj ishte përmendur në dosje, Erçel u rikthye menjëherë në Turqi për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë. Gjatë dëshmisë së dhënë në prokurori, aktorja mohoi në mënyrë kategorike akuzat, duke deklaruar se nuk ka përdorur kurrë në jetën e saj asnjë lloj droge apo stimuluesi, raporton prive.al.

Rezultatet e analizave kanë vërtetuar fjalët e aktores, duke dalë plotësisht negative. Ky raport zyrtar rrëzon çdo pretendim të mëparshëm dhe pastron figurën e saj publike. Erçel u shpreh e lënduar nga mënyra se si këto pretendime qarkulluan në media, duke prekur integritetin e saj përpara se të dilnin provat shkencore.

Ndërkohë që për Hande Erçel çështja konsiderohet e mbyllur sa i përket konsumit të lëndëve narkotike, autoritetet bëjnë me dije se hetimet për personat e tjerë të dyshuar në këtë operacion janë ende në vijim e sipër.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top