Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, ka deklaruar se njerëzimi ishte “afër një katastrofe” pas kërcënimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të shkatërruar civilizimin iranian në ultimatumet e tij ndaj Teheranit.
Pas njoftimit për armëpushim, Albares u shpreh për stacionin radiofonik RNE se ultimatumet e Trumpit ndaj Iranit ishin “plotësisht të papranueshme për njerëzimin” dhe se ishte ende herët për të konfirmuar nëse konflikti ishte mbyllur në mënyrë përfundimtare.
“Kur lideri i një superfuqie ushtarake bën kërcënime të tilla, unë i marr seriozisht,” shtoi ai.