Von der Leyen: Të shkohet drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mirëpritur armëpushimin e përkohshëm dyjavor në Lindjen e Mesme. Duke folur për mediat e huaja, Von der Leyen ka theksuar se armëpushimi do të ulte tensionet dhe do të lejonte vazhdimin e negociatave për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.

“E mirëpres armëpushimin dyjavor të rënë dakord mbrëmë nga SHBA-të dhe Irani. Ai sjell qetësimin e situatës,” tha ajo.

Më herët reagoi edhe shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas e cila theksoi se marrëveshja e armëpushimit krijo një shans të nevojshëm drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme.
“Marrëveshja SHBA-Iran për një armëpushim është një hap prapa nga pragu i krizës pas javësh përshkallëzimi. Krijon një shans shumë të nevojshëm për të zbutur kërcënimet, për të ndaluar raketat, për të rinisur transportin detar dhe për të krijuar hapësirë për diplomaci drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme. Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë përsëri e hapur për kalim. Unë fola me Ministrin e Jashtëm Pakistanez dhe e falënderova për sigurimin e kësaj marrëveshjeje fillestare. Dera e ndërmjetësimit duhet të mbetet e hapur, pasi shkaqet themelore të luftës mbeten të pazgjidhura. BE-ja është e gatshme të mbështesë këto përpjekje dhe është në kontakt me partnerët në rajon. Do ta diskutoj këtë sot në Arabinë Saudite”, u shpreh Kallas.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top