‘E shohin në krah të Yamal’: Ylli i Kosovës tregon se a do të shkoj në Barcelonë

Nuk arriti të vinte një mrekulli me Kosovën, u ndal vetëm në hapin final, por ky fakt nuk ndikon aspak në të ardhmen e Fisnik Asllanit, me yllin “dardan” që është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në treg.

Nga Spanja, mediat pranë klubit të Barcelonës, e shohin Asllanin si profilin ideal për të zëvendësuar Robert Lewandowskin. Ky diskutim u ndez edhe një herë këtë javë pasi Asllani realizoi një super gol përballë Mainz.

E përditshmja spanjolle Sport, shkruan se Asllani: është profili i një sulmuesi modern që lëviz mirë jashtë zonës, lidhet me lojtarët dhe krijon avantazh në pjesë të ndryshme të fushës. Në aspektin ofensivë mund ta imagjinosh lehtësisht të luajë pranë Lamine Yamal. Me të ardhmen e Lewandowskit në ajër, Asllani mund të jetë zëvendësuesi i tij, ose mund të mësojë edhe për pak kohë nga polaku, shkruan ndër të tjera e përditshmja Sport.

Në aspektin financiar, Asllani është një transferim i mundshëm pasi ylli i Kosovës ka një klauzolë largimi prej 30 milionë euro nga Hoffenheim. I pyetur pas ndeshjes kundër Mainz në lidhje me të ardhmen e tij, Asllani la të hapur opsionin për një transferim të mundshëm në radhët e Barcelonës.

“Më lejoni të luaj futboll njëherë, pastaj do të flasim kur të mbaroj ky sezon”, u theksoi Asllani.

Këtë sezon, vetëm në Bundesligë, Asllani ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 5 asiste.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top