Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

Gjykata e Posaçme të Apelit ka rrëzuar ankimin e Belinda Ballukut, duke lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra. Më 13 mars, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi kërkesën e ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për shuarjen e masës së pezullimit nga detyra, pasi është marrë e pandehur nga SPAK.

Belinda Balluku ankimoi vendimin për masën e sigurisë “pezullim nga detyra”, pas vendimit të GJKKO më datë 22 nëntor. Kujtojmë se Gjykata e Posaçme caktoi dy masa sigurie për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë. Disa ditë më vonë, qeveria dërgoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për pezullimin nga detyra të Ballukut.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top