Historia e gjetjes së pilotit amerikan të zhdukur në Iran gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës të sjell imazhe të një filmi lufte. Ai qëndroi i fshehur në një përrua të vogël ku ishte strehuar i plagosur 2,000 metra mbi nivelin e detit. Në qiell, Forcat Ajrore Amerikane po e kërkonin me helikopterë, dronë, satelitë dhe aeroplanë, së bashku me 100 persona të ekipit të kërkimit të gatshëm për të ndërhyrë. Por në tokë, forcat iraniane ishin gjithashtu të vendosura ta gjenin atë me çdo kusht.
Piloti tani është bërë një simbol. Për Iranin, ai përfaqëson pafuqinë e forcave ushtarake amerikane të futura në një konflikt të planifikuar keq dhe të mbushur me ngjarje të papritura. Për Donald Trump, gjetja e tij është shpengim, provë se çdo gjë mund të bëhet dhe sulmi të vazhdojë.
Por operacioni ishte jashtëzakonisht kompleks. Piloti i parë u gjet pas një kërkimi 8-orësh. Situata e teknikut të tij ishte kritike. Teksa orët kalonin, iranianët po afroheshin. Shkalla e lëndimeve të tij është ende e paqartë. Amerikanët thonë se lëndimet ishin “serioze”, por ai gjeti forcën për t’u larguar nga lugina ku u hodh me parashutë dhe për t’u ngjitur në një kreshtë shkëmbore.
Aty ishte një peizazh i shkretë. Mungesa e bimësisë së lartë e bënte më të vështirë gjetjen e një vendi për t’u strehuar. Ai përdorte rrallë sinjalin e tij satelitor. Ai e dinte që iranianët mund ta dallonin gjithashtu dhe ekzistonte rreziku që ata ta gjenin dhe ta përdorin për të tërhequr ekipet amerikane të shpëtimit në një kurth. Kjo ka ndodhur edhe më parë. Për të mbrojtur veten, ai kishte vetëm pistoletën e tij të shërbimit, e cila do të ishte e padobishme nëse iranianët do ta piksanin.
Megjithatë, sinjalet e tij të ndërprera përgjoheshin edhe nga Pentagoni. CIA transmetoi një mesazh që synonte të ngatërronte shërbimet e inteligjencës së Teheranit. CIA transmetoi se ai ishte gjetur dhe po evakuohej ngadalë me një konvoj tokësor për në Irak. Gënjeshtra ishte jetëshkurtër, por shërbeu për të ngatërruar armiqtë, të cilët nisën të kërkonin një konvoj që po largohej nga vendi.
Të shtunën në mëngjes, Trump rriti kërcënimet e tij kundër Iranit dhe tha se dëshironte të shkatërronte infrastrukturën e tyre energjetike. Ndërkohë, “Team 6” i komandove Navy SEAL, “Delta Force” dhe Rangers të elitës, po bëheshin gati. Disa pajisje speciale po përdoreshin për të gjetur shpellën ku fshihej piloti. Deri në muzg, Forcat Ajrore Izraelite bashkëpunuan duke hedhur bomba. Aeroplanët qëlluan mbi forcat tokësore iraniane dhe madje edhe njësitë elitare qëlluan, por u shmang angazhimi në luftime të drejtpërdrejta.
U vendos të përdorej një pistë e vjetër ajrore prej rëre aty pranë. Kur u gjet piloti, ekipet speciale e ngarkuan menjëherë në një helikopter. Por dy avionë C-130 mbeten të bllokuar në rërë. Ata nuk mund të ngriheshin. Dy helikopterë thuhet gjithashtu se patën probleme. Një version, ende i paqartë, është se të gjithë këta u shkatërruan nga vetë amerikanët pasi mbërritën avionë të tjerë.
New York Times raportoi se ata u bombarduan gjatë evakuimit përfundimtar. Mediat iraniane treguan imazhe të rrënojave të avionëve amerikanë të djegur në tokën ranore. “E shpëtuam”, – shkroi Trump me shkronja kapitale në X. Pastaj ai u rikthye duke kërcënuar termocentralet dhe urat iraniane. “Hapni Ngushticën e mallkuar, ju kopilë të çmendur, ose do të jetoni në ferr. Do ta shihni! Lavdi Allahut”, – shton ai me një ton që nuk është tamam presidencial.