Në moshën 34-vjeçare – të mbushura shtatorin e kaluar – futbollisti brazilian Oscar ka njoftuar në orët e fundit tërheqjen nga futbolli profesionist, pas shqetësimit shëndetësor që e kishte kapur në nëntor, kur gjatë vizitave mjekësore me Sao Paulon kishte humbur ndjenjat ndërsa ndodhej në biçikletën statike për një test nën sforco.
Oscar, nëntorin e kaluar kishte pësuar arrest kardiak
Diagnoza kishte qenë sinkopë vasovagale (pra humbje e përkohshme e ndjenjave e shkaktuar nga rënia e presionit të gjakut dhe e ritmit të zemrës), madje një episod aq i rëndë sa shkaktoi arrest kardiak të futbollistit për dy minuta e gjysmë.
Që nga momenti kur ish-mesfushori i Chelsea kishte pasur atë problem në zemër, me pasojë një frikë të madhe, ai kishte marrë në konsideratë tërheqjen. Deri te njoftimi zyrtar i lamtumirës nga futbolli i luajtur, pavarësisht se kishte një kontratë me Sao Paulo – klub ku ishte rritur dhe ku ishte rikthyer pas 14 vitesh në dhjetor 2024 – deri në fund të vitit 2027: “Doja të luaja ende. Mendoj se kam si aftësitë futbollistike, ashtu edhe moshën për të vazhduar të luaj, por fatkeqësisht ndodhi kjo. Tani tërhiqem. Po mbyll një karrierë që më ka çuar në shumë vende, praktikisht në të gjithë botën”.
: Chelsea legend Oscar has announced his retirement from football!
556 games
339 G/A
⚽️ 136 games
️ 203 assists
16 trophies pic.twitter.com/45TMNSbtLP— The Touchline | (@TouchlineX) April 4, 2026
Përvoja pranë vdekjes e Oscar: “Pata ndjesinë sikur dola nga trupi im”
Duke kujtuar humbjen e ndjenjave të 11 nëntorit 2025, që për pak sa nuk i kushtoi jetën, Oscar tregoi se kishte përjetuar një eksperiencë pranë vdekjes, diçka që sigurisht ka pasur peshë në vendimin e tij për të lënë futbollin: “Zemra ime ndaloi për dy minuta e gjysmë, ishte një tronditje. Sot arrij të flas më mirë për këtë, më parë isha shumë i emocionuar. Më bënë testin, humba ndjenjat, presioni i gjakut ra dhe zemra u ndal”.
Vou carregar vocês pra sempre.
Do fundo do meu coração, muito obrigado! ❤️I'll carry you forever.
From the bottom of my heart, thank you very much! ❤️ pic.twitter.com/Nacb37etyh— Oscar (@oscar8) April 5, 2026
“Më bënë reanimacion kardiopulmonar për më shumë se dy minuta – vazhdoi Oscar – Mbaj mend vetëm që humba ndjenjat, asgjë tjetër. Të gjithë thonë se kur je pranë vdekjes, del nga trupi yt. Kam pasur ndjesi të ngjashme. Je pa ndjenja, ndodhesh në një ëndërr shumë të bukur. Gjithçka është shumë e shpejtë, pashë djalin tim që më thoshte: ‘Kthehu, baba!’”.
Oscar sobre o susto que levou em 2025 quando foi diagnosticado com um quadro de síncope vasovagal.
"Meu coração parou por dois minutos. Eu só lembro de um sonho muito bom. Todo mundo fala que quando vc está para morrer, você sai do corpo."
️@geglobo pic.twitter.com/SD907AeTpX
— LIBERTA DEPRE (@liberta___depre) April 5, 2026
Oscar tërhiqet me 48 paraqitje me kombëtaren braziliane dhe shumë trofe në vitrinë, nga Premier League dhe Europa League të fituara me Chelsea, te Recopa Sudamericana e fituar me Internacional. Fantazisti brazilian u bë një legjendë në Shanghai, ku fitoi tre kampionate kineze, duke shpërndarë gola dhe asiste me shumicë. Një “mërgim” nga futbolli i madh – që përkoi me vitet më të mira të karrierës së një futbollisti, nga mosha 26 vjeç e lart – që i solli një pasuri prej rreth 175 milionë eurosh vetëm nga pagat.
“Të gjithë futbollistët duan të fitojnë para për të ndihmuar familjet e tyre”, kishte thënë me sinqeritet në momentin e transferimit nga Chelsea te Shanghai SIPG në vitin 2017. Sot, me një pasuri që kalon ndjeshëm 200 milionë euro, mund të thuhet se familja e Oscar do ta ketë pjatën në tavolinë për shumë breza…