KAS hap sot kutitë e bashkisë së Belshit

Ashtu siç u vendos dje nga KAS, ditën e sotme në KQZ do të hapen kutitë e votimit për bashkinë e Belshit.

Përfaqësuesit ligjor të “Bashkë Fitojmë” depozituan dje në KAS disa pretendime lidhur me procesin e votimit dhe numërimit për këtë bashki, ndërsa theksojnë se rreth 60 fletë votimi rezultojnë se janë konsideruar të vlefshme, ndërkohë që shënimet kanë qenë ndryshe nga ato që lejohen nga KQZ.

Ata thanë dje se disa janë shënuar me pikëpyetje, e disa të tjera janë shkarravitur, ndërkohë që pasi janë shpallur të vlefshme i kanë kaluar si vota PS.

Si provë kontestuese për rezultatin përfaqësuesit e ‘Bashkë Fitojmë’ depozituan dhe një video ku sipas tyre rezultojnë se në kuti ka dy fletë votimi më shumë sesa shkruhet në procesverbal.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top