Sot nisin diskutimet për çështjen e Presidentit në Kosovë

Sot pritet të rinisin diskutimet ndërmjet kryeministrit Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për zgjidhjen e çështjes së presidentit.

Deputeti i LDK-së, Besjan Mustafa, ka njoftuar se Kurti e Abdixhiku do të takohen në hapësirat e Kuvendit të Kosovës nga ora 11:00.

Paralajmërimet se Kurti nga e hëna do t’i rinisë takimet me kryetarët e partive opozitare për çështjen e presidentit, të dielën gjatë homazheve për masakrën e Rezallës, ka refuzuar t’i komentojë ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, duke thënë se nuk është vendi të flitet për të tilla tema. Ndërsa, analisti Artan Muhaxhiri, ka vlerësuar se një zgjidhje për presidentin mund të vijë vetëm pas një cikli të ri zgjedhor.

“Opsioni i vetëm realist është shkuarja në zgjedhje pasi mund të bëhen takime formale me përfaqësues të opozitës por në esencë nuk ka asnjë mundësi, asnjë hapësirë për të gjetur ndonjë bashkëpunim me ta sepse do të ishte absurde që opozita ta votonte një kandidaturë të pushtetit nën këto kushte dominuese të zotëri Kurtit”, ka thënë ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top