Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe në lugina, era pritet të forcohet, duke arritur shpejtësi deri në 12 m/s.
Sa i përket detit, valëzimi në detin Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë nga 1 deri në 3 ballë.

