Mijëra protestues kundër luftës në Tel Aviv: Netanyahu është kërcënim për Izraelin

Mijëra persona u mblodhën sot në Tel Aviv për të protestuar kundër luftës, duke kërkuar që autoritetet izraelite të ndalin konfliktet, veçanërisht ato ndaj Iranit, Libanit dhe Gazës.

Protestuesit u grumbulluan në Sheshin Habima, duke brohoritur thirrje si: “Mos bombardoni! Diskutoni!” dhe “Mbaroni marrëzitë e Bibi-t”, duke i drejtuar kritikat kryeministrit Benjamin Netanyahu. Një nga protestueset mbante pankartë me mbishkrimin: “Netanyahu është kërcënimi më i madh për ekzistencën e Izraelit”.

Ngjarja u ndërpre nga policia disa minuta pas fillimit, pasi leja ishte dhënë vetëm për 150 persona për shkak të masave të sigurisë lidhur me situatën e tensionuar për shkak të luftës. Disa protestues u larguan, ndërsa të tjerët u ulën në tokë për të vazhduar shprehjen e protestës së tyre.

Alon-Li Green, bashkudhëheqës i organizatës Standing Together, një grup izraelito-palestinez që organizoi protestën, deklaroi:

“Policia përpiqet të heshtë zërin tonë, por është detyrë jonë të jemi të pranishëm. Jemi këtu për të kërkuar fundin e luftës në Iran, Liban dhe Gaza, dhe për të ndalur përndjekjet në Bregun Perëndimor.”

Një protestuese 62-vjeçare, Cecile, tha se ishte kundër luftës sepse dëshiron të sfidojë arsyet që kryeministri paraqet për konfliktin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top