Zhdukja e Ervis Martinajt, Lamallari refuzon të japë përgjigje

Ministri i Brendshëm Besford Lamallari, është pyetur sot nga gazetarët ndërkohë ë mbante një konferencë mbi procesin e integrimit të vendit. Ndërkohë ministri është pyetur edhe për zhdukjen e Ervis Martinajt.

Ministri ka preferuar të mos japë asnjë informacion, ndërsa tha se informacionet i disponojnë oficeri i policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes.

“Kërkesa juaj për koment nga ana ime nuk mund të adresohet sepse do të kërkonte përfshirjen e një titullari politik në çështje operacionale.

Vlerësimin mbi nivelin e hetimeve të bëra nga policia e shtetit e bën vetëm prokurori i çështjes. Këto informacione i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe hierarkia e tyre dhe porositë e deleguara nga prokurori i çështjes që bëjnë vlerësimin e nivelit të hetimit. Kështu që nuk mund të ketë asnjë koment nga ana ime aq më tepër për afate, sepse afatet përcaktohen nga kompleksiteti i çështjes”, tha Lamallari.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top