Gjykata Administrative shqyrton padinë kundër emërimit të Dados, Veliaj në seancë

Gjykata Administrative do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj për shpalljen të pavlefshëm të emërimit prokuror të Olsi Dados. Vetë Veliaj do të jetë i pranishëm në sallë, e njoftuar kjo nga avokatët mbrojtës. Kryebashkiaku i Tiranës ka paditur institucionin e Presidentit të Republikës dhe prokurorin e posaçëm Ols Dado duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të vitit 2008, të firmosur nga presidenti i kohës, Bamir Topi. Sipas kërkesë-padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit sepse nuk kishte kryer shkollën e Magjistraturës.

Në padi theksohet se të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Erion Veliajt, përfshirë masat e sigurisë dhe kufizimin e ushtrimit të mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe personit.

Ols Dado i është propozuar Presidencës në vitin 2008 nga Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama dhe më pas Presidenca ka dekretuar noterin në prokuror. Përplaset mes Veliajt dhe prokurorit të SPAK Ols Dados, vijën pasi ky i fundit firmosi urdhër-arrestin për të parin e Tiranës, vendim i ekzekutuar në shkurt të vitit të kaluar. Që prej datës 10 shkurt, Veliaj ndodhet në paraburgim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top