Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Iranit zhvilluan një bisedë telefonike të enjten, ku diskutuan mbi situatën e fundit në Lindjen e Mesme, njoftoi Kremlini.
Shefi i diplomacisë ruse, Sergey Lavrov, dhe homologu i tij iranian, Abbas Araqchi, u fokusuan në zhvillimet e luftës në rajon, si dhe në përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet. Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme ruse, dy ministrat trajtuan edhe konsultimet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së lidhur me garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se u diskutuan mënyrat për të adresuar pasojat e asaj që u cilësua si “agresion i paprovokuar i SHBA-së dhe Izraelit kundër Republikës Islamike të Iranit”.
Biseda vjen në një kohë tensionesh të shtuara në rajon, ndërsa aktorët ndërkombëtarë po kërkojnë rrugë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.