Sulme nga Irani? Reagon sërish ambasada e SHBA: Po bashkëpunojmë me autoritetet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë një tjetër reagim pas njoftimit të së mërkurës në lidhje me rreziqet e sulmeve nga Irani. Në një reagim dhënë për emisionin “Kjo Javë” nga Nisida Tufa në News24, një zyrtar i ambasadës u shpreh se administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë se siguria dhe mbrojtja e amerikanëve, ndërsa theksoi se ambasada po bashkëpunon ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë.

Pyetjet e News24

-Ku mbështeten analiza të tilla, duke qenë se Agjencia për Media dhe Informim e Qeverisë shqiptare në një deklaratë, thekson se: “agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë nuk e kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë hamendësim të ambasadës amerikane”.

-A janë njoftuar autoritetet shqiptare për marrjen e masave për rritjen e sigurisë në vende të caktuara, ku rreziku është më i lartë?

Reagimi i ambasadës amerikane për “Kjo javë”

“Administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë se siguria dhe mbrojtja e amerikanëve. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara vlerëson bashkëpunimin e saj të ngushtë në çështjet e sigurisë me Qeverinë e Shqipërisë, e cila ka shfaqur një angazhim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe të gjithë banorëve të Shqipërisë. Ne do të ofrojmë më shumë informacion sapo të jetë i disponueshëm.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top